Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica ka marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. Ministri Reçica informoi Komisionin Parlamentar për sfidat, të cilat është duke u ballafaquar Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe prioritetet e Ministrisë për të zgjidhur këto sfida.
Ministri Reçica falënderoi Komisionin dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Komisionin Parlamentar për adresimin e punësimit dhe ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës, adresimin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në fuqi, nga sektorët e Ministrisë, si dhe Anëtarët e Komisionit Parlamentar e uruan Ministrin Reçica për detyrën e marrë në Qeverinë e Kosovës, dhe një herësh e përgëzuan për punën dhe adresimin e sfidave, të një dikasteri shumë të rëndësishëm siç është MPMS.
Gjithashtu anëtarët e Komisionit dhanë vërejtjet dhe sygjerimet për Ministrinë në adresimin e sfidave dhe u pajtuan që të ndihmojnë ministrinë, nëse has në vështirësi të implmentimit të objektivave, me qëllim të ngritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.