Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Skender Reçica priti në takim drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, me kryetar z.Shaban Kajtazin

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth çështjeve dhe sfidave lidhur me problematikat e pensionistëve. Ministri Reçica shprehi gatishmërinë që të mbështesë dhe bashkëpunoj me pensionistët në zgjidhjen më të favorshme të sfidave që ata hasin, dhe kanë.

Me këtë rast z.Kajtazi falënderoi ministrin në emër të të gjithë pensionistëve, për mikëpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar.