30 prill 2015- Në takimin e parë të Ministrit Abrashi me Ambasadorin O’Connell u bisedua për shumë cështje të cilat janë prioritete të Ministrisë si: fusha e punësimit dhe skemat sociale. Ministri Abrashi e njoftoi Ambasadorin se është duke bërë përpjekje maksimale që të ndërtojë një mjedis sa më të favorshëm social për qytetarët e vendit.
Pas këtij takimi u nënshkruan dy kontrata në mes të Ambasadës Britanike dhe dy organizatave jo qeveritare: Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), të cilat do ta përkrahin Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në fushën e aftësimit profesional dhe legjislacionit.