Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, po qëndron në Francë, për një vizitë zyrtare

Ministri Abrashi zhvilloi takim me homologen e tij znj. Myriam El Khomri, Ministre e Punës, e Punësimit, Aftësimit Profesional dhe Dialogut Sociale në Qeverinë e Republikë e Republikës së Francës.

Në takim u diskutua për mundësitë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve dhe përkrahjen e Francës për MPMS-në, kryesisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Ministri Abrashi dhe ministrja El Khomri, u zotuan që gjatë muajve në vijim të shkëmbejnë vizita teknike dhe të përgatiten për Samitin e Parisit në korrik ku theks i veçantë do t’i jepet zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe fuqizimit të rinisë.

Ministri Abrashi do të takojë edhe zyrtarë tjerë të lartë nga Ministria e Jashtme Franceze dhe deputetët e grupit për miqësi Francë – Kosovë nga Asambleja Kombëtare e Francës.