Me këtë rast, Ministri Reçica e informoi Shefen e BE-se Nataliya Apostolova për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës me fokus përmirësimin e kapaciteteve institucionale, zgjerimin e masave aktive të tregut të punës, përmirësimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore, rritjen e punësimit, me fokus të veçantë të rinjtë dhe gratë, si dhe marrëveshje për sigurinë sociale të cilat ju lehtësojnë qytetarëve qasjen në pensione.
Me theks të veçantë u diskutua Agjenda Evropiane e Kosovës, detyrat dhe obligimet të cilat dalin për MPMS-në. Ministri Reçica shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e MPMS ndaj Agjendës Evropiane dhe siguroj znj. Apostolova, se tashmë Agjenda Evropiane është prioritet i MPMS-së.