Ministri i MPMS-së Arban Abrashi dhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri sot e kanë shpalosur programin për subvencionimin e pagave në Gjilan para përfaqësuesve të biznesit, ku pjesë e këtij programi është edhe UNDP .
Ministri Arban Abrashi, shpalosi qe programi për subvencinimin e pagave nënkupton pagesën e së paku 50 përqind të pagave nga Ministria për punëtorët e rinj që bizneset i punesojnë, ky program i subvencionimit të pagave do të jetë nga gjashtë dhe nëntë muaj për persona me aftësi të kufizuara dhe 12 muaj për gra, ku deri në fund të vitit do të përfitojnë së paku 1500 persona.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim te Kombeve të Bashkuara (UNDP), qe kanë lansuar Programin për Subvencionimin e Pagës, i cili do të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në baza afatgjata
MPMS është përkushtuar në mbështetjen e të papunëve pjesë e grupeve të cenuara, më theks të veçantë për gratë; duke pasur parasysh nivelin e lartë të papunësisë dhe norma e pasivitetit të grave në tregun e punës; dhe grupe të tjera të cenuara, si komunitetet jo-shumicë, personat me aftësi të kufizuara, viktima e dhunës në familje, etj.
Ky program financohet bashkerisht nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), UNDP Programet Aktive të Tregut të Punës 2 dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.