Ministri Arban Abrashi, priti sot në një takim nënkryetarin e CDU Burghandt Fȕlling nga Longenburg, RF e Gjermanisë, Landi NRW. Ky delegacion me një grup investitorësh gjermanë po qëndron në Kosovë për të parë mundësitë e bashkëpunimit mes të dy vendeve. Delegacioni gjerman shoqërohej nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.
Ministri Abrashi para miqve gjermanë shpalosi prioritetet e MPMS-së. Ai t ha se prioriteti numër një i ministrisë mbetet punësimi i të rinjve dhe në këtë fushë ai ka potencuar se Ministria e Punës është duke aplikura praktikat më të mira.
“Njëra ng praktikat më të mira që ka rezultuar e suksesshme dhe me interes për punëkërkuesit dhe bizneset, është subvencionimi i pagavve dhe vetëpunësimi i të rinjve. Hulumtimet tona kanë identifikuar disa sektorë ku mund të inkuadrohen të rinjtë tanë, si: përpunimi i drurit, metaleve, produktet ushqimore, tekstilet, si dhe sektori i teknologjisë informative”, tha ai.
Ndërkaq, z. Burghandt Fȕlling nga Gjemrania u shpreh i kënaqur me mënyrën e menaxhimit dhe hapat konkretë të ndërmarrë nga Ministria e Punës. Ai tha se së bashku me kryetarin e Podujevës, z. Agim Veliu, janë duke shqyrtuar ndërtimin e një platforme për të evidentuar nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit të të dy vendeve. “Ne po studiojmë nevojat e tregut të punës, sidomos me bizneset mesatare të cilat kanë nevojë për punëtorë. Qëllimi ynë është që t’i trajnojmë të rinjtë për nevojat e bizneseve tona”, tha Burghandt Fȕlling, kryetari Bashkisë Velberdt dhe nënkryetar i CDU-së për Longenburg, NRW.
Me këtë rast Abrashi ka falënderuar miqtë nga Gjermania për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për vendin tonë.