Ministri Abrashi u mundëson praktikë studentëve të RIT/A.U.K

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi, priti sot në takim një grup studentësh nga Universiteti Amerikan i Kosovës (RIT/A.U.K) dhe i mirëpirti ata duke u ofruar mundësinë e praktikës në departamentet që mbulon kjo Ministri në Prishtinë e komuna të tjera.
Kjo mundësi u ipet studenteve të këtij Universiteti pas marrëveshjes që MPMS ka nënshkruar me RIT/A.U.K, për pranimin e rreth 15 studentëve në praktikë pa pagesë në MPMS.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale zotohet të jetë aktor kyç në mirëqenien e të rinjëve të Kosovës duke punuar për politika frytdhënëse në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale.