Sot Ministri i Punës dhe Mirëqeniës Sociale (MPMS), Arban Abrashi, u takua me përfaqësues të Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës. Në këtë takim u diskutua për një numër të çështjeve të cilat i preukupojnë pensionistët aktualisht.
Në mesin e tyre është kategorizimi i pensioneve kontributdhënëse, pensionet familiare, pensionet invalidore etj. Me këtë rast, Ministri Abrashi shfaqi gatishmërinë që t’i trajtojë me seriozitet çështjet e diskutuara në këtë takim në mënyrë që pensionistët të kenë një trajtim më adekuat dhe më meritor në të ardhmen.