Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim Ambasadoren kroate znj. Marija Kapitanoviq, me të cilën u trajtuan shumë çështje të rëndëishme me interes bilateral.
Gjatë takimit u diskutua për çështje të interesit të vecantë për të dy palët. Temë e bisedimeve ishte po ashtu edhe avancimi mirëqenies sociale për komunitetin kroat në Kosovë. Në këtë drejtim Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të shqyrtojë mundësitë për projekte konkrete prej të cilave komuniteti kroat do të përfitonte në veçanti. Në kuadër të këtij takimi u bisedua edhe finalizimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve.
Ambasadorja Kapitanoviq dhe ministri Abrashi, diskutuan gjithashtu që punëkërkuesve nga Kosova t’u krijohen mundësi dhe lehtësira që të punojnë në Kroaci në sektorë specifik.