Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Arban Abrashi priti sot në takim shefin aktual te Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Kosovë (IOM) z. Jorge Baca Vaughan dhe znj. Tajma Kurt e cila pritet të jetë shefja e re këtij Misioni për Kosovë.
Në takim u fol për bashkëpunimin e mirë që MPMS ka me IOM-in dhe u zotuan që këtë bashkëpunim ta forcojnë edhe më shumë me marrjen e detyrës nga znj.Kurt.