Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit gjermanë, z. Otto Kentzler, ish këshilltar i kancelares Merkel, tash nënkryetar i Asociacionit Evropian për Ndërmarrje të Zanateve të Vogla dhe të Mesme dhe z. Klaus-Dieter Werthmann përfaqësues i Odës për Biznese të Vogla nga Dortmundi. Pjesëmarrës në takim ishte edhe z. Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Gjatë këtij takimi janë diskutuar çështje me rëndësi për sektorin e punës dhe punësimit si trajnimet profesionale, këshillimet për karrierë, për arsimin dhe aftësimin profesional si dhe për përvojat e shtetit gjerman në themelimin e Agjencisë së Punësimit.