Ministri Abrashi priti përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Shqipërisë

Ministri i MPMS-së, z. Arban Abrashi, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Kryqit të Kuq të Kosovës z. Adem Nura, priti në takim pune ambasadorin e Republiks së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi dhe një delegacion të Kryqit të Kuq Shqiptar i kryesuar nga z. Ylli Alushi. Në rrjedhën e këtij takimi u bisedua për intesifikimin dhe bashkëpunimin e afërt në mes dy organizatave në të ardhmen.

Ministri Abrashi në falenderimet e tij drejtuar delegacionit nga Shqipëria tha Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë duhet të sinkrinozjnë veprimet në interes të përmbushjës së misioneve të tyre dhe dhënien e kontributit në sferën humanitare globalisht.

Kryëtari i Kryqit të Kuq të  Shqipërisë informoi Ministrin Arban Abrashi në lidhje me zhvillimet e fundit në nivel rajonal dhe atë global duke theksuar që Kryqi i Kuq i Kosovës mund të angazhohet akoma më fuqishëm në ofrimin e përvojës dhe kontributit në sferën humanitare.

Të dyja përbërësit e delegacioneve u dakorduan se në javët në vazhdim do të intensifikojnë takimet në mes dy organizatave Kosovë-Shqipëri, në koordinim edhe me institucionet tjera, veçmas me ministritë e punëve të jashtme të të dyja vendeve.