Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi priti sot në takim Andrew Rusell, përfaqësuesin rezident të UNDP-së në Kosovë.
Z.Abrashi u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e ofruar nga z.Rusell në emër të UNDP-së dhe u nda i kënaqur nga gatishmëria e tij e ndërsjellë që t’i shtyjnë përpara shumë ide të reja të cilat gjithmonë do të jenë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.