Sot Ministri i Punës dhe e Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi priti në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma. Ministri Abrashi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e mirëqenies dhe përmirësimit të shërbimeve sociale. Në takim u diskutuan edhe mundësitë e punësimit sezonal për qytetarët e kësaj komune.
Kryetari Suma shpalosi vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballet Komuna e Hanit të Elezit si dhe arritjet e deritanishme.