Ministri Abrashi po qëndron në Tiranë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale po qëndron për vizitë në Tiranë.
Ministri Abrashi gjatë vizitës takoi Ministrin e Rinisë dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Shqipërisë, z. Blendi Klosi.
Ministrat Abrashi dhe Klosi diskutuan për projektet e përbashkëta, për marrëveshjet pensionale dhe asistencën e Republikës së Shqipërisë në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës.
Gjatë javëve në vijim, pritet edhe nënshkrimi i Marrëveshjes për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension, pasi grupet punuese janë në proces të finalizimit të saj.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për procesin e lehtësimit të punësimit mes qytetarëve të dy shteteve.