Ferizaj, 09 prill 2016
Në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, kryetarin, z. Muharrem Svarqa dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara, Handicap, bëri hapjen e biznesit për ambalazhimin e sheqerit. Në linjën e ambalazhimit dhe shpërndarjes të këtij biznesi do të punësohen disa persona me aftësi të kufizuara.
Me këtë rast, ministri Abrashi dhe kryetari Svarqa, u premtuan udhëheqësve të realizimit të këtij projekti, që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna e Ferizajt do të vazhdojnë përkrahjen edhe në aspektin e operimit të këtij biznesi social.
Edhe me këtë rast, ministri Abrashi ritheksoi se orientimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës vazhdon të jetë ndërmarrja e të gjitha hapave që sigurojnë rritje të mirëqenies sociale, veçmas të personave në gjendje vunerable.
Kryetari i shoqatës, z. Ylber Selmani, falënderoi ministrin Abrashi dhe kryetarin Svarqa, për përkrahjen e pa rezervë në realizimin e këtij projekti.