Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, sot në Lipjan bënë shpërndarjen e mbi 100 pakove me veshmbathje për familjet dhe personat në asistencë sociale.
Ky aktivitet është bërë i mundur falë bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Financave dhe Doganave të Kosovës, aktivitet ky që do të vazhdojë edhe në komunat e tjera të Kosovës me shpërndarjen e pakove të veshmbathjeve për familjet dhe personat në asistencë sociale.