Mblidhet Këshilli Ekonomiko Social

Këshilli Ekonomiko Social (KES), punën e të cilit e koordinon Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, gjatë së cilës janë diskutuar një varg çështjesh.

Gjatë mbledhjes, komisioni profesional për legjislacion trepalësh i KES ka raportuar lidhur me procedurat e hartimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive.

Gjithashtu, në takimin e KES është diskutuar edhe lidhur me kërkesën e MASHT për klasifikimin e profesioneve në Kosovë, sipas ISCO-08, konkretisht, lidhur me vendosjen e kodit për kualifikim “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore” në klasifikimin e profesioneve në Kosovë.

Me këtë rast, KES mandatoi komisionin profesional për aftësim dhe punësim që të punojë në vendosjen e kodit dhe brenda dy javësh t’i raportojë Këshillit.