21 prill 2015- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, shpallen thirjen e parë të hapur për dorëzimin e aplikacioneve për grante dhe mbështetje për zhvillimin e biznesit për personat e pa punë më ide biznesi unike.
Zv.Ministrja e MPMS-së z. Rita Hajzeraj-Beqaj, e falendëroi Qeverinë Finlandeze dhe UNDP-në për mbështetjën e vazhdueshme që i ka dhënë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në proceset e zhvillimit të tregut të punës si dhe fokusin e saj në nxitjën e punësimit dhe aftësimeve profesionale në Kosovë.
Elementet kryesore të një programi të suksesshëm të vetë-punësimit përfshijnë një proces konkurrues dhe të drejtë të aplikimit, trajnim në aftësitë themelore të biznesit, hartim dhe përgatitje të një plani të qëndrueshëm të biznesit, mbështetje financiare (përmes granteve) për të filluar biznesin dhe ofrim të sherbimeve të monitorimit.
Faza pilotuese e Programit do të zbatohet në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan dhe nuk do të këtë kuota rajonale që kufizojnë numrin e aplikantëve apo shumën e financimit që do të shfrytëzohet në secilin rajon.