16 prill 2015- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare do të mundësoj dërgimin e një numri të të rinjëve mbi moshën 18 vjeçare në të gjitha landet e Gjermanisë që të aftësohen në fusha të caktuara dhe në të njëjtën kohë të punojnë në kompani të ndryshme gjermane. Me rastin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje të Bashkëpunimit me OEGJK-në, Ministri z. Arban Abrashi e vlerësoi si një hap shumë të rëndësishëm hapjen e mundësive për të rinjtë kosovarë që të bëhen pjesë e barabartë e tregut evropian dhe se kjo Ministri do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për gjetjen e mundësive për punësim edhe në vendet tjera evropiane dhe më gjerë. Konkursi për aplikim të të interesuarve do të jetë i hapur deri më datën 21 prill 2015.