20 dhjetor 2015
Nën kryesimin e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi, po mbahet punëtoria e Këshillit Ekonomik Social (KES).
Në kuadër të punimeve, anëtarët e Këshillit Ekonomik Social diskutuan për Raportin njëvjeçar mbi punën e KES-it, si dhe vlerësuan progresin e arritur në realizimin e objektivave specifike të përcaktuara në planifikimin strategjik për vitin 2015. Këshilli trepalësh rishikoi të arriturat e ngecjet dhe identifikoi fushat në të cilat ka nevojë më shumë për ndërhyrje, në drejtim të përmirësimit të gjendjes socio-ekonomike.
Gjithashtu, anëtarët e KES-it reflektuan mbi rekomandimet e BE-së në Raportin e Progresit dhe mbi mundësitë për kontributdhënie më aktive në pasqyrimin më të drejtë të punës së këtij organi. Gjatë këtyre punimeve, anëtarët e KES-it diskutuan për çështjet e rëndësishme në fushën e punës dhe avancimit të gjendjes së punëmarrëseve.
Punëtoria po përkrahet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, më saktësisht nga projekti ‘Përkrahje Partnerëve Social’. Në këtë takim u rikonfirmua se, prioriteti i parë i të gjitha prioriteteve tjera, edhe më tutje mbetet punësimi dhe përmirësimi i gjendjes sociale.