17 qershor 2015 – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Inspektorati i Punës, pas përmbylljes së fushatës vetëdijësuese dhe fushatës inspektive si vazhdim i saj, për ngritjen e vetëdijes së palëve për respektimin e legjislacionit të cilin Inspektorati i Punës e ka në kompetencë që të mbikëqyrë, bëri publik raportin mbi të gjeturat dhe rezultatet e arritura në këtë fushatë.
Zv/ministrja e Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale znj. Rita Hajzeraj-Beqaj tha se ne si ministri konsiderojmë që kjo fushatë ka pasur një efekt pozitiv dhe këto aktivitete do të vazhdojnë. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht Inspektorati i Punës ka njoftuar se do të këtë 0 % tolerancë për subjektet që mbajnë punëtorë pa kotrata pune, si dhe do të jenë shumë rigjid për subjektet që nuk ofrojnë pajisjet personale mbrojtëse për të punësuarit.
Poashtu theksoi se janë në bisedime për krijimin e një linje të re telefonike për lajmërimin e çdo punëtori që ka problem dhe duan ta lajmërojn padrejtësin që atyre ju bëhët gjatë punës.
Ndërsa kryeinspektori i TEIP, z. Basri Ibrahimi tha se na nevojitet mbështetja e të gjithëve si organizatat e punëtorëve ashtu edhe ato të punëdhënsve por edhe të gjitha palëve të tjera.
Ne edhe gjatë fushatës vetëdijësuese, por edhe gjatë fushatës inspektive jemi përqëndruar kryesisht në dy kriteret themelore: punëtor pa kontrata pune dhe punëtor pa paisje personale mbrojtëse.
Gjatë kësaj fushate inspektive në muajin maj 2015 janë realizuar gjithësej 1548 inspektime, ku janë inspektuar 11402 punëtorë. Nga punëtorët e inspektuar janë evidentuar 249 punëtorë që kanë punuar pa kontrata pune, të cilët edhe janë legalizuar pastaj si efekt I punës së Inspektoratit të Punës. për punëdhënësit që nuk e kanë respektuat ligjin janë shqiptuar 92 gjoba.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014 ku Inspektorati I Punës pati realizuar 779 inspektime, në muajin maj 2015 ka realizuar 1548 inspektime, rrjedhimisht del që këtë muaj Inspektorati ka realizuar afërsisht 100% më shumë inspektime, respektivisht 769 inspektime më shumë.
Kjo rritje e numrit të inspektimeve është edhe efekt i asaj që gjatë kësaj periudhe, inspektorët e punës janë fokusuar kryesisht tek dy kriteret e potencuara, kontratat e punës dhe pajisjet personale mborjtëse, por pa lënë anash edhe çështje të tjera që i parasheh legjislacioni. Gjithashtu në maj 2014 kemi shqiptuar 6 gjoba, ndërsa në maj 2015 kemi shqiptuar 92 gjoba apo 86 gjoma më shumë.
Ky numër i gjobave vjen pas fushatës vetëdijësuese me çrast palët janë njoftuar gjatë tërë muajit prill se do të ndëshkohen në rast se gjendet që nuk e respektojnë legjislacionin në fuqi, konkretisht nëse mbajnë punëtorë pa kontrata pune dhe nëse nuk u sigurojnë pajisje personale mbojtëse.
Në maj 2015 Inspektorati i Punës ka ndikuar që të legalizohen 249 punëtorë të cilët janë gjetur pa kontrata, nga gjithësej 11402 punëtorë të inspektuar, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka ndikuar të legalizohen 325 punëtorë nga gjithësej 3985 punëtorë të inspektuar.
Sipas këtyre statistikave del që në maj të vitit e kaluar Inspektorati I Punës ka evidentuar që afërsisht 8% nga numri i përgjithshëm i punëtorëve të inspektuar kanë punuar në mënyrë jo formale, ndërsa në maj të këtij viti ky numër zbret diku rreth 2%, dhe natyrisht është një shenjë e mirë e respektimit të legjislacionit.
Në fund të takimit duke shprehur falënderim për mediat që po i përcjellin aktivitetet e Inspektoratit të Punës dhe po kontribojnë në realizimin e kauzës për punë të ligjshme dhe të sigurtë, u tha se kjo fushatë inspektive nuk ka pasur për qëllim gjobitjën e punëdhënësit por për vetëdijësimin e tyre, dhe shpresojm që të kemi bashkëpunim të mëtutjeshem me të gjithë partnerët tanë.
Gjithashtu është paralajmëruar se gjatë muajit të ardhshëm Inspektorati i Punës do të fokusohet për inspektime kryesisht tek kompanitë e sigurimit fizik si dhe te ato të mirëmbajtjes. Një tjetër sektor që do t’i kushtohet vëmendje për inspektime është edhe sektori i arsimit, me ç’rast Inspektorati i Punës i fton të gjithë akterët që gjatë procedurave të rekrutimit t’i respektojnë procedurat.