Prishtinë, më 25.01.2018
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, nesër, 26.01.2018, ora 11:00, do të vizitojë Shoqatën “Down Sindrome Kosova”, në Prishtinë, ku edhe do të bëhet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes MPMS-së dhe kësaj shoqate. Kjo marrëveshje parasheh zhvillimin e trajnimeve profesionale për të rinjtë me sindromin Down në qendrat e aftësimit profesional në Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë.
Jeni të mirëseardhur për ta përcjellë këtë aktivitet të ministrit Reçica.
Me respekt…