Në vazhdën e takimeve në Finlandë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi takoi znj. Hanna Mantyla, Ministre për Punë Sociale dhe Shëndetësi, të cilën e njoftoi lidhur me hapat e ndërmarrë në fushën e mirëqenies sociale dhe pensioneve si dhe reformat tjera që po ndërmerren nga MPMS.
Nga ana e saj Ministrja Mantyla e falënderoi Ministrin Abrashi për vizitën duke i ofruar bashkëpunimin dhe praktikat e Finlandës për modernizimin e shërbimeve publike në fushën e mirëqenies sociale në Kosovë.