Dyqind e shtatëdhjetë punëkërkues përfitojnë nga programet aktive të tregut të punës

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) mbajti ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë dyqind e shtatëdhjetë punëkërkues.
Ministri i MPMS-së, Skender Reçica me këtë rast përgëzoi të rinjtë që kanë përfituar nga ky program, duke shtuar se punësimi i të rinjve është prioritet kryesor i MPMS-së.