Divizioni për Shërbime Sociale
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbime Sociale janë:
1.1. Sigurimi i funksionimit të shërbimeve sociale dhe familjare;
1.2. Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e standardeve dhe procedurave për shërbime sociale, në harmoni me standardet e BE-së;
1.3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për shërbime sociale në harmoni me standardet e BE-së;
1.4. Koordinon aktivitetet me institucionet relevante;
1.5. Monitoron punën e shërbimeve sociale në Qendra për Punë Sociale;
1.6. Bashkëpunon me organizatat jo-qeveritare në fushën e shërbimeve sociale;
1.7. Propozon dhe harton programe për ngritjen e aftësive profesionale të zyrtarëve të shërbimeve sociale;
2. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Sociale raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Politika Sociale dhe Familjare.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Shërbime Sociale është dhjetë (10)