Divizioni për Politika Sociale
1. Detyrat dhe përgjegjësit e Divizionit te Politikave Sociale, janë :
1.1. Hulumtimi në fushën e shërbimeve sociale e familjare dhe efektin e skemave të pagesave sociale në reduktimin e varfërisë;
1.2. Hulumton dukruritë e ndryshme sociale dhe përgaditja e rekomandimeve në fushën e politikave sociale;
1.3. Koordinon aktivitetet me Agjencionin e Statistikave të Kosovës ,për sigurimin e të dhënave dhe përpunimin e tyre ,të cilat përdoren për publikimin e raporteve hulumtuese;
1.4. Publikon doracakë për shërbimet që ofrohen nga MPMS-ja dhe raporte për politika sociale;
1.5. Bashkëpunon me strukturat profesionale vendore dhe të jashtme me qëllim të ngritjës të kualitetit të shërbimeve sociale dhe familjare;
1.6. Përmbledhja e të arriturat në fushën e politikave sociale dhe publikimi i tyre në ueb faqet e departamentit apo ministrisë.2. Udhëheqës i Divizionit te Politikave Sociale, raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Sociale dhe të Familjës.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Politikave Sociale, është dhjetë (10).