Divizioni për Marrëveshje të Sigurimeve Sociale dhe Punësim
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizioni për Marrëveshje të Sigurimeve Sociale dhe Punësim janë:
1.1. Koordinon procesin e hartimit të Marrëveshjeve Bilaterale në fushën e sigurimeve sociale dhe punësimit;
1.2. Inicion aktivitetet si organ ndërlidhës në aplikimin e Marrëveshjeve Bilaterale në fushën e sigurimeve sociale dhe të punësimit;
1.3. Bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Jashtme në të gjitha fazat e negocimit të Marrëveshjeve Bilaterale;
1.4. Organizion dhe merrë pjesë në takimet bilaterale në fushën e sigurimeve sociale dhe të punësimit;
1.5. Vepron si Sekretariat i Komitetit Koordinues të Marrëveshjeve Bilaterale dhe Ekipit Bazë në Fushën e Marrëveshjeve Bilaterale;
1.6. Monitoron hapat e zhvillimit të Marrëveshjeve Bilaterale të Sigurimeve Sociale dhe të Punësimit që nga inicimi e deri në përfundimin e tyre.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Marrëveshje të Sigurimeve Sociale dhe Punësim raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Marrëveshje të Sigurimeve Sociale dhe Punësim është tre (3).