Divizioni për Politika Pensionale
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika Pensionale janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për sistemin pensional;
1.2. Bashkëpunon me akterët relevantë për sistemin pensional;
1.3. Harton analiza dhe raporte të rregullta në fushën e pensioneve;
1.4. Monitoron dhe raporton në baza të rregullta mbi numrin e përfitueseve nga skemat pensionale;
1.5. Ofron rekomandime për përcaktimin e vlerës së pensioneve, përshtatshmërisht kostos së jetesës;
1.6. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e pensioneve;
2. Udhëheqësi i Divizionit për Politika Pensionale raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Politika Pensionale është katër