Divizioni i Burimeve Njerëzore
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve Njerëzore janë:
1.1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
1.2. Administron rekrutimin e personelit;
1.3. Kontribuon në rritjen e performancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të trajnimeve;
1.4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj.
2. Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Burimeve Njerëzore është tetëmbëdhjetë (18).