Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës janë:
1.1. Hartimi dhe promovimi i politikave të MPMS-së nga fusha e pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;
1.2. Administrimi me skemën pensionale për kategoritë e luftës;
1.3. Planifikimi dhe koordinimi i programit të përgjithshëm të pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;
1.4. Realizimi i pagesave për skemën e pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës dhe mbajtja e regjistrave dhe statistikave për shpenzimet e pagesave;
1.5. Hartimi dhe publikimi i analizave dhe statistikave në fushën e politikave të pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;
1.6. Monitorimi i zbatimit të ligjshmërisë së përfituesve të skemave të pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;
1.7. Hulumtimi, identifikimi dhe korrigjimi i lëshimeve eventuale lidhur me procedurat e përfitimeve nga skemat pensionale;
1.8. Menaxhimi me kohë i pagesave të pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me dokumentet kontraktuale në mes të Ministrisë dhe ndonjërës nga bankat e vendit;
1.9. Përgatitja dhe planifikimi i kërkesave buxhetore për departament dhe prezantimi i tyre para organeve përgjegjëse brenda dhe jashtë MPMS-së;
1.10. Menaxhimi i buxhetit për pagesat e beneficioneve dhe mbajtja e regjistrave dhe statistikave për pagesat e pensioneve.
2. Udhëheqësi i Departamentit të Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
3. Në kuadër të Departamentit të Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës bëjnë pjesë këto divizione:
3.1. Divizioni i Skemave për Kategoritë e Luftës;
3.2. Divizioni për Realizimin e të Drejtave dhe
3.3. Divizioni i Monitorimit dhe Kontrollit
4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës është njëzet (20).