Divizioni për Realizimin e të Drejtave
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Realizimin e të Drejtave janë:
1.1. Ofrimi i mbështetjes në vendosjen e prioriteteve strategjike për kategoritë e luftës;
1.2. Zhvillimi dhe promovimi i politikave lidhur me pensionet dhe beneficionet për kategoritë e luftës;
1.3. Hartimi dhe zbatimi i politikave për realizimin e të drejtave të pensioneve dhe beneficioneve;
1.4. Analizimi i të dhënave mbi pozitën socio-ekonomike të përfituesve të pensioneve dhe beneficioneve;
1.5. Planifikimi, organizimi dhe koordinimi për ecurinë e pagesave për përfituesit nga skema e pensioneve dhe beneficioneve;
1.6. Ndihmon dhe merr pjesë në punën e operacionalizimit të politikave dhe hartimit të dokumenteve strategjike;
1.7. Kujdesi për menaxhimin e pagesave të skemës së beneficionit në pajtueshmëri me ligjet e miratuara dhe kompetencat e departamentit;
1.8. Identifikimi i kërkesave për realizimin dhe avancimin e shërbimeve për përfituesit dhe kategoritë e luftës;
1.9. Hartimi dhe publikimi i analizave dhe statistikave në fushën e politikave të pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e luftës;
1.10. Mirëmbajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave dhe informatave për kategoritë e luftës.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Realizimin e të Drejtave raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Invalidëve të Luftës dhe Familjeve të Dëshmorëve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Realizimin e të Drejtave është tre (3).