Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim menaxherin e Programit për Mirëqenies dhe Mbrojtje Sociale nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, Cem Mete.
Ministri Reçica mori mbështetjen e Bankës Botërore për një varg veprimesh sa i përket Skemës së Ndihmës Sociale (SNS).
Mete ofroi mbështetjen e Bankës Botërore për bashkëpunim sa i përket rishikimit të kritereve për përfitimin të SNS-së, realizimit të testit të varfërisë, krijimit të regjistrit sociale dhe projekteve tjera në fushën e asistencës sociale.
Ministri Reçica falënderoi Mete për gjithë mbështetjen që Banka Botërore po i jep MPMS-së ne fusha të ndryshme.