Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot është organizuar ceremonia e pranim-dorëzimit të mandatit të ish-ministrit Rashiq dhe ministrit të ri të kësaj ministrie, z. Arban Abrashi.
Ish-ministri Rashiq ka uruar z. Abrashi për postin e tij dhe njëkohësisht bëri dorëzimin e mandatit të tij, mandat që e udhëhoqi për shtatë vite.
Gjatë kësaj ceremonie, ministri Abrashi ka theksuar se angazhimi i tij do të jetë maksimal në punët dhe aktivitetet që e presin atë në arritjen e rezultateve të reja në këtë dikaster.