Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, së bashku me kryetarin e Komunës së Suahrekës, z Sali Asllanaj, kanë shpërndarë sot pako me veshmbathje për familjet dhe personat në asistencë sociale. Ministri Abrashi tha se përfitues të këtyre ndihmave në komunën e Suharekës janë mbi mbi 120 familje.
Abrashi ka shtuar se aktivitete të tilla për familjet në asistencë sociale do të vazhdojnë ditëve në vijim edhe në komunat tjera. “Ne do të vijojmë të ndihmojmë edhe shumë familje tjera, me veshmbathje apo mënyra tjera, në mënyre që të ndikojmë sadopak në tejkalimin e vështirësive me të cilt këto familje përballen. Aktiviteti ynë nuk mbaron sot në Suharekë, ne do të vazhdojmë ditëve në vijim edhe në komunat tjera, ku do të përfitojnë rreth 1000 familje në asistencë sociale”, ka thënë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.