Ministri Abrashi priti në takim Medina Surdullin, kampione e notit, nga komuniteti i prekur me Down Syndrome, e shoqëruar nga përfaqësues të Shoqatës Down Syndrom Kosova.
Ne takim u diskutuan arritjet e Medinës në fusha të ndryshme si dhe pjesëmarrja në garat Evropiane në not të parapara të mbahen në nëntor 2015, në Lozano të Italisë.
Abrashi shprehi kënaqësinë për sukseset e Medinës dhe për punën e ekipit organizativ, duke premtuar përkrahje për pjesëmarrjen e saj në këtë garë, si formë e mbështetjes të grupeve të cenuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në shenjë falënderimi për mikpritjen që bëri Ministri Abrashi me kabinetin e tij, Medina dhuroi nga një bluzë dhe kartolina punuar nga fëmijët e prekur me Sindromin Down.