Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit
Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit janë:
1.1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të minitrisë për zbatimin e legjislacionit;
1.2. Jep opinione ligjore të kërkuara, nga fushëveprimi i ministrisë
1.3. Identifikon dispozitat ligjore te akteve normative te cilat jane të pazbatueshme ;
1.4. Koordinon aktivitetet legjislative të ministrisë me institucionet përkatëse;
1.5.Raporton se paku nje here ne vit tek Ministri dhe Kuvendi i Kosoves per zbatimin e ligjeve ne fuqi nga fushveprimi i ministrise;
1.6.Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e ministrisë në Gjykatë;
1.7.Mban dhe përditëson regjistrin e akteve nënligjore të ministrisë;
1.8.Dërgon aktet nënligjore në Zyrën Ligjore pas miratimit të tyre nga ministri;
2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është katër (4).