Prishtinë, më 14 janar 2015
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në një takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezaj, sekretarin Faton Klinaku dhe anëtarin e kryesisë Muharrem Xhemajli. Në këtë takim u diskutua lidhur me implementimin e skemës së pensioneve për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu u bisedua edhe për inicimin e hartimit të disa akteve nënligjore, të cilat ofrojnë lehtësira në disa shërbime për veteranët. Në këtë takim u dakordua që edhe në të ardhmen të vazhdojnë takimet e përbashkëta, me qëllim të koordinimit sa më të mirë të OVL-së dhe MPMS-së.