Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në partneritet me OEK-un, Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve dhe kompaninë turke, AHAS Holding, u dakorduan për punësimin e 25 punëtorëve deri në fund të muajit mars. Kjo kompani brenda një kohe të shkurtër do të punësojë edhe 100 punëtorë të tjerë, në fusha të ndryshme si, industrinë ushqimore, energjetikë, ndërtimtari dhe infrastrukturë.
Ministri Arban Abrashi, ka përshëndetur iniciativën e kompanisë AHAS Holding, të cilët kanë përzgjedhur Kosovën si vend për të investuar. Ai u premtori atyre se Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punës, do të jenë çdo herë në përkrahje të investimeve të huaja të cilat gjenerojnë punësim të të rinjve dhe zhvillim ekonomik të Kosovës. “Ne përveç se jemi mirënjohës për ato kompani që vijnë në Kosovë për të investuar, si Qeveri por edhe si MPMS do të krijojmë kushte për të gjitha ato investime dhe kompani që gjenerojnë vende pune”, tha ministri Abrashi.