Ministri Reçica takon ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Piero Cristoforo Sardi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica, sot me 04.10.2017 priti në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë z. Piero Cristoforo Sardi. Ministri Reçica e njoftoi z. Sardi për gjendjen në ministri dhe veprimet që do të ndërmerrë lidhur me planin e tij qeverisës.

Gjithashtu, Ministri Reçica siguroi z. Sardi se MPMS do të jetë e përkushtuar në zbatimin e obligimeve të marra nga komuniteti ndërkombëtar e në veçanti zbatimin e agjendës Evropiane.

Ambasadori Sardi e uroi Ministrin për punën e tij dhe e siguroi se edhe ambasada Italiane dhe vet shteti Italian do të bashkëpunojnë ngusht me Kosovën, me qëllim të përmirësimit të kushteve socio-ekonomike dhe zhvillimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës.

Në fund, Ministri Reçica dhe Ambasadori Sardi u dakorduan që të intensifikohen takimet dhe të bashkëpunohet edhe më tej në fushat të cilat MPMS ka nevojë.