Ministri Reçica priti në takim drejtorin e OEK, Safet Gërxhaliu

Prishtinë, më 28 dhjetor 2017

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takimin e fundit për këtë vit,  drejtorin e  Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin korrekt mes OEK dhe MPMS-së në lidhje me adresimin dhe zhvillimin e politikave ekonomike, në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Ministri Reçica dhe drejtori i OEK-ut u dakorduan që ky bashkëpunim i mirëfilltë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Gjatë takimit, u bënë të gjitha konsultimet e nevojshme rreth mbledhjes së radhës, njëherit të fundit për këtë vit të Këshillit Ekonomiko Social (KES,) i cili mbahet sot në ora 15:00.