Kryeministri Hoti dhe Ministri Reçica pritën në takim përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës

Prishtinë, më 14 tetor 2020
Bashkë me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, Ministri Reçica sot takoi përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të prirë nga z. Shaban Kajtazi, për të diskutuar për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen pensionistët tanë, veçmas në këtë situatë të vështirë pandemie.

Ministri Reçica tha se në takim me pensionistët, me theks të veçantë, diskutuam për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. „Presim që sa më parë të miratohet në mënyrë që t’u njihet stazhi i punës të gjithë atyre që u larguan dhunshëm nga vendet e tyre të punës nga regjimi serb gjatë viteve të 90-ta, të njihen diplomat e gjithë atyre që kanë diplomuar gjatë kësaj periudhe, si dhe t’u njihet e drejta në pension kontributiv dhe pensionin e familjarit të dëshmorit dhe invalidit të luftës njëkohësisht. Po ashtu, përmes akteve tjera ligjore ta rregullojmë edhe çështjen e lajmërimit të pensionistëve, që aktualisht është çdo gjashtë muaj“.

“Ne si qeveri jemi të përkushtuar dhe në asnjë moment nuk do ndalemi deri në jetësimin e plotë të reformave të mira që kemi ndërmarrë për realizimin e të drejtave të pensionistëve dhe kategorive tjera të shoqërisë sonë“, u tha ngfa takimi me përfaqësuesit e pensionistëve.