MPMS me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin se sot në vendpunishten e Bechtel-Enkas ka humbur jetën një punëtor i kësaj kompanie.
Me të marrë lajmin, ministri z. Skender Reçica i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës që ka ndërruar jetë në vendin e punës.
MPMS menjëherë në vend të ngjarjes ka dërguar inspektorë të Inspektoratit të Punës për të mbledhur të dhënat e nevojshme dhe për të rikonstruktuar vendin e ngjarjes dhe shkaqet që shkaktuan rastin në fjalë, me pasoja tragjike.
Ditët në vijim Inspektorati i Punës do të dalë me komunikatë pas mbledhjes së të gjitha fakteve. Sipas të dhënave punëtori ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një kamion në pikën e fshatit Kovaçec në Kaçanik, ku po ndërtohet autostrada “Arbën Xhaferi”.