Prishtinë, më 18 janar 2016
Zëvendësministrja e MPMS-së, Rita Hajzeraj-Beqaj, mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Nacional për Personat me Aftësi të Kufizuar. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin dhe prioritetet për vitin 2016, në sektorin e aftësisë së kufizuar. Ky këshill do të punojë në zbatimin dhe monitorimin e politikave nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar. Zëvendësministrja e MPMS-së, Rita Hajzeraj tha se ky këshill është i vendosur që të punojë zyrtarisht në arritjen e objektivave të qeverisë. Ajo ka nënvizuar se, me qëllim të avancimit të punës së këshillit, mund të koordinojë aktivitetet, zgjerojë anëtarësinë, si dhe bashkëpunimin me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.