Ministria e Punës dhe Mirëqenies sot ka lancuar Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës. Ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi tha se masat aktive të punës kanë tregu që ka shumë mundësi të punësimit në Kosovë në shumë sektor. Ai shtoi se duhet ndërmjetësim dhe udhëzim për të rinjtë dhe punëkërkuesit drejtë këtyre sektorëve. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndërmarrë shumë reforma në Shërbimet Publike të Punësimit në Kosovë, për të modernizuar shërbimet e saj në përputhje me kërkesat e krijimit të një shërbimi të punësimi të orientuar në nevojat e klientëve. Një prej këtyre reformave është edhe krijimi i kësaj Agjencie së Punësimit i Republikës së Kosovës. Për më tepër, MPMS-ja ka diversifikuar mënyrën e ofrimit të shërbimeve, duke shtuar në gamën e tyre edhe shërbimet online për punëkërkues dhe punëdhënës.
Drejtori i Përgjithshëm i APRK-së Drin Haraçia, tha se kjo agjenci është ofrues publik i shërbimeve në tregun e punës, dhe që ka për qëllim administrimin e tregut te punës si dhe zbatimin e politikave të punësimit dhe aftësimit profesional. z. Haraçia theksojë që në kuadër të Agjencisë së Punësimit është Zyra Qendrore, në kuadër të të ciles janë 3 Departamente dhe 9 Divizione, 38 Zyrat e Punësimit në të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe 8 Qendrat e Aftësimit Profesional.