Lidhur me një shkrim të publikuar sot (01.08.2016) në të përditshmen “Koha Ditore”, lidhur me shpërndarjen e parave të Skemës së Asistencës Sociale, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton opinionin se nuk janë të sakta shumat që përmenden në artikull nga artikull shkruesja Nora Shabani. Autorja, pos tjerash shkruan se shpërndarja e ndihmave sociale përmes 160 zyrave postare do t’i kushtonte 700 mijë euro më lirë buxhetit të Kosovës.
MPMS-ja gjatë vitit 2015 ka paguar rreth 460 mijë euro provizion vjetor për shpërndarjen e kësaj skeme aq sa do të paguaj edhe në vitin 2016. Autorja N. Sh. thirret në ekspertët e fushës, po për çudi nuk përmend asnjë emër të ndonjë eksperti. E pyesim N. Sh. se kush janë këta ekspertë dhe kush ia shpiku asaj shumën prej 700 mijë eurove që gjoja do t’i kushtojë më lirë buxhetit të MPMS-së kur i tërë shërbimi kushton sa gjysma e kësaj shume?!