Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e BSPK-së, Avni Hajdini dhe Ymer Ymeri, me të cilët ka diskutuar lidhur me gjendjen ekonomike të krijuar në përgjithësi në Kosovë gjatë kohës së pandemisë, si dhe në veçanti rreth dikastereve të cilët janë më të atakuar.
Në këtë takim, ministri Reçica dhe përfaqësuesit e BSPK-së, janë dakorduar për fuqizimin e Dialogut Social nëpërmjet Këshillit Ekonomik Social, me qëllim të avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në përgjithësi.
Në fund të takimit, ministri Reçica dhe përfaqësuesit e BSPK-së, janë zotuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekonominë e vendit, e njëkohësisht edhe ekonomitë familjare të punëtorëve për tejkalimin e kësaj situate.