Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit, me ftesë të homologes së tij. Sot, Reçica takoi ministren e Çështjeve Sociale dhe të Punës, njëherit ministre për Çështje Ekonomike, Hind Sabeeh Barak Al-Sabeeh.
I pari i MPMS-së e falënderoi homologen e tij për pritjen si dhe për përkrahjen që Kuvajti po i jep Kosovës. Gjithashtu, e njoftoi rreth gjendjes socio ekonomike në Kosovë dhe përpjekjeve që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në uljen e papunësisë dhe ngritjen e mirëqenies sociale për qytetarët e saj.