Përurohet fillimi i ndërtimit të objektit të Ndërrmarrjes Sociale – Inkubatori Social në Graçanicë i quajtur “ Zhvillimi dhe Menaxhimi i Sektorit të Arteve dhe Punëdorëve në Graçanicë”, ku përmes këtij objekti do të mundësohet integrimi i personave në nevojë në jetën sociale dhe krijimi i kushteve për jetë të pavarur, ku do t’ju mundësohet përfshirja dhe promovimi i artit të zejeve të ndryshme, punëdorëve, turizëm, kulturë, ushqimeve tradicionale etj.
Qendra e quajtur “Qendra e Biznesit për Këshillim dhe Shërbim” do t’i ketë të gjitha pajisjet e nevojshme që do t’u mundësoj përkrahjen dhe mbështetjen profesionale dhe teknike për personat që do të punojnë aty me qëllim të kushteve sa më të mira për punë, që do të ndikonin në ofrimin sa më cilësor të shërbimeve në përgjithësi për qytetarët e këtij lokaliteti dhe më gjerë.
Financimin e këtij projekti e ka bërë Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Komunën e Graçanicës dhe Prishtina REA – Regional Enterprice Agency, i cili njëherit po njifet pothuajse si projekti i pari në Kosovë i këtij lloji.
Ministri i MPMS-së z. Nenad Rashiq gjatë përurimit ka thënë se ky është një pilot-projekt i rëndësishëm për komunitetet që jetojnë në këtë regjion, duke konsideruar se ky projekt do të jetë vetëm fillimi i një pune që është nisur dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
“Me këtë projekt do të krijohet një model, pothuajse i njejtë me ato projekte që kemi përpara për zhvillim edhe në të ardhmen”, shtoi ministri Rashiq.
Ndërkaq në cilësinë e përfaqësuesit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë z. Christof Stock, ka falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët që kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti dhe është shprehur i kënaqur me arritjen e punimeve deri më tani.
“Është privilegj i veçantë për mua që jamë këtu sot, të implementoj këtë projekt të rëndësishëm në këtë regjion, sidomos përfshirja sociale e grupeve në nevojë që do të ketë hapësirë vepruese”.
Gjatë ceremonisë u tha se ky projekt do të filloi punën jo më larg se 6 javë, ndërsa projekti tjetër që pritet të filloi punën do të jetë në komunën e Mitrovicës.